“Çdo hap i vogël ka rëndësi dhe më ka mësuar se me punë dhe besim, mund të arrij shumë.”
Zorica mbetet një frymëzim për gratë e tjera që duan të ndërmarrin dhe të zhvillojnë bizneset e tyre në agrobiznes dhe më gjerë.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

