Në kuadër të projektit "Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – ISEE2", ajo përfundoi me sukses trajnimin profesional në Hortikulturë.
Nermina kultivon me dashuri e përkushtim speca, domate, pjepër, shalqi dhe drithëra. Produktet e saj i gjeni të ekspozuara në kopshtin e shtëpisë së saj, ndërsa ajo që e bën edhe më unike është fakti se blerësit mund t’i vjelin vetë produktet e freskëta duke e kthyer blerjen në një përvojë të veçantë e të paharrueshme.
Me duar të arta Nermina na tregon se suksesi fillon aty ku ka vullnet dhe dashuri për punën.
Projekti "Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit - ISEE 2" financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency.

