Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një system inovativ të menaxhimit të mbeturinave- grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore. Edona si udhëheqëse grua e një biznesi kaq të veçantë në vendin tonë, arriti të emërohet drejtoreshë ekzekutive e kompanisë në vitin 2019. Ajo ka të përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, Dega e Artit Figurativ si dhe studimet për Komunikim Masiv. Po ashtu, ka pëfunduar studimet e MA për Komunikim Masiv.
Edona përmes projektit “Women” i cili implementohet nga Kosova - Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo ka arritur që të ngrisë kapacitetet e saj në menaxhim biznesi me anë të trajnimeve të ofruara si dhe të rrisë biznesin e saj me grantin Start-Up.

