"Roze Event" që nga tetori i vitit të kaluar është zgjeruar dhe e ka shtuar shërbimin e ushqimeve të ndryshme në evente apo organizime, duke filluar nga tradicionalet e deri tek ushqimet më moderne, të kërkuara në evente të ndryshme. E gjithë kjo është bërë më ndihmën e donacionit të ofruar nga organizata gjermane GIZ Kosovo në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Kosova - Women 4 Women
Me zgjerimin e biznesit, falë këtij donacioni janë punësuar edhe dy punëtore si dhe kompania është pajisur me mjete të duhura për punë.
Burbuqe Jemini Pozhegu ka studiuar për marrëdhënie me publikun dhe gazetari.

