Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News30.08.2024

Vlerësimi Përfundimtar për Kualifikimin “Rrobaqepës – Niveli III” për Grupin e 5-të

Vlerësimi Përfundimtar për Kualifikimin "Rrobaqepës - Niveli III"

Vlerësimi Përfundimtar për Kualifikimin “Rrobaqepës – Niveli III” për Grupin e 5-të

Më 29 dhe 30 gusht 2024, në Qendrën e Trajnimit & Burimeve, u mbajt vlerësimi përfundimtar teorik dhe praktik për kandidatët e grupit të 5-të që ndoqën trajnimin për Rrobaqepësi – Niveli III, i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Ky aktivitet, i realizuar në kuadër të projektit "Përmirësimi i Mundësive të Vetëpunësimit dhe Punësimit - I SEE-2", i financuar dhe mbështetur nga Austrian Development Agency, ishte i udhëhequr nga Z. Naim Hoxha, Kryetar i Komisionit, Zyrafete Shala dhe Endritë Hoxha, Anëtarë të Komisionit, si dhe Lirije Haliti, Monitoruese.

Jemi shumë të lumtur për angazhimin dhe përkushtimin e pjesëmarrësve tona të mrekullueshme dhe presim me padurim të shohim arritjet e tyre në të ardhmen.

Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me Kosova - Women 4 Women.

Published 30.08.2024 · updated 08.2024