
Në takim është diskutuar mundësia për bashkëpunim dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Takimi ka qenë mjaft pozitiv, gratë kanë komunikuar në mes vete dhe kanë shprehur gadishmëri për bashkëpunim. Sfidat me të cilat ballafaqohen mund të tejkalohen vetëm me anë të komunikimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Gratë shpresojnë të jenë shembull i raporteve ndëretnike të cilat do të ndikojnë në procesin e pajtimit dhe zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.
