
Këto biznese janë pjesë e projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim - WOMEN” nga profile dhe komuna të ndryshme të Kosovës. Ky aktivitet financohet nga Qeveria Gjermane përmes programit GIZ Kosovo, në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova- Women 4 Women.
