
Në Kosovë, gratë përbëjnë vetëm 9% të sipërmarrësve individualë dhe vetëm 13% e pronareve të bizneseve janë gra. Nga këto biznese, 99.9% e tyre janë ndërmarrje mikro me nëntë punonjës ose më pak, ndërsa vetëm 3% e kredive u jepen grave. Për sa i përket mjedisit të biznesit, Kosova ka rezultatin më të ulët të "mësimit sipërmarrës, sipërmarrjes së grave dhe aftësive të ndërmarrjeve".
Nëpërmjet këtyre trajnimeve dhe ofrimit të mbështetjeve financiare, ne mundohemi të rrisim kapacitetet individuale si dhe numrin e ndërmarrësve gra.
