
Këto grante do të ndahen në formë të bashkëfinancimit me 20% pjesëmarrje të biznesit. Poashtu, përfitueset e grantit do të përfitojnë edhe nga këshillimet rreth biznesit që iu ofron projekti.
Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së grave në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdos, Obiliq, Podujev, Ferizaj, Hani i Elezit, Kacanik, Shtërpcë dhe Shtime.
Qëllimet e grantit janë:
- Mbështetje për bizneset e grave;
- Krijimi i bizneseve te qëndrueshme;
- Përmirësimi i pozitës së grave në tregun e punës; dhe
- Përmirësimi/zhvillimi i produkteve, proceseve dhe shërbimeve ekzistuese/të reja,
Të gjithë aplikantët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin përkatës së bashku me dokumentacionin e kërkuar në formën PDF, në e-mail adresën grants@k-w4w.org.
Afati për aplikim është deri më 12 qershor,2024 deri me 23:59.
Udhëzuesi për grante dhe Aplikacioni:
Shpallja-per-grante-2024
Aplikacioni per grante I SEE
