Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

Calls25.09.2023

THIRRJE PËR GRANTE

THIRRJE PËR GRANTE Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtjen e…

Njoftim per ofertë

THIRRJE PËR GRANTE

 

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtjen e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës, Kosova Women 4 Women (K-W4W)  shpall thirrjen për aplikim për grante në sektorin e bujqësisë.

Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese në pronësi të grave, por prioritet do kenë startup bizneset.

Projekti IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunat: Ferizaj, Graçanicë, Junik dhe Prishtinë.

Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe zbatohet nga Kosova-Women 4 Women (K-W4W), CARE International dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

Objektivat kryesore të projektit janë:


  1. Gratë të menaxhojnë biznesin e tyre bujqësor (mikro) dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre vendimmarrës brenda familjeve, komunitetit dhe shoqërisë përkatëse.

  2. Avokimi: Shoqëria kosovare dhe aktorët politikë janë të sensibilizuar ndaj nevojave dhe rreziqeve specifike gjinore e të të kthyerve dhe ndaj mundësive për gratë në sektorin e bujqësisë.


Grupi i synuar direkt i projektit përfshin gratë e pa favorizuara, të cenuara në zonat rurale, gra të kthyera nga vendet perëndimore dhe gra të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të  komunave përkatëse.

Shuma maksimale e përkrahjes është: 10,000 EURO

Kërkesa për materialet e nevojshme dhe aplikimi duhet te bëhen përmes email-it: iwka@k-w4w.org

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri sa fondi i granteve për këtë projekt të mbarojë, prandaj inkurajohet aplikimi i hershëm.

Vendi dhe kontakti  për informacione shtesë:




Kosova-Women 4 Women

Adresa:  (Arbëria III, Kosturi nr. 69 - 10,000 Prishtinë

Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 15:00    tel +383 (0) 45 266 267





Published 25.09.2023 · updated 09.2023