Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

Calls07.08.2023

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të…

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës – organizata:  Kosova Women 4 Women (K-W4W) së bashku me Programin për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK) dhe CARE International të financuara nga BMZ (EG) shpall thirrjen për aplikim per grante për gratë në sektorin e bujqësisë.

Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese, nga komunitetet Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian, si dhe të rikthyerit nga të gjitha komunitetet[1].

Projekti IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajt dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).

Objektivat kryesore të projektit janë:


  1. Gratë të menaxhojnë biznesin e tyre bujqësor (mikro) dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre vendimmarrës brenda familjeve, komunitetit dhe shoqërisë përkatëse.

  2. Avokimi: Shoqëria kosovare dhe aktorët politikë janë të sensibilizuar ndaj nevojave dhe rreziqeve specifike gjinore e të të kthyerve dhe ndaj mundësive për gratë në sektorin e bujqësisë.


Sektoret e sygjeruar, por jo te limituar:

Pemëtari dhe Perimtari; Prodhimi i qumështit duke perfshire pikat grumbulluese të  qumështit, procesimin dhe paketimin; Grumbullimi dhe përpunimi i produkteve jo drurore të pyllit përfshirë bimët mjeksore dhe aromatike; Bletari; Përpunimi i prodhimeve bujqësore; Brendimi dhe Marketingu; Prodhimet organike.

Materialet e nevojshme për aplikim:


  • Udhëzuesi i thirrjes;

  • Plani i biznesit;

  • Lista e pajisjeve që mund të kërkohen për financim


mund të mirren duke dërguar kerkesën në emailin: iwka@k-w4w.org. Aplikimi bëhet vetëm nëpërmes të emailit.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 21.08.2023, 2023 ora 23:59

Kontakti dhe vendi  informues lidhur me aplikimin




Kosova-Women 4 Women

Adresa:  (Arbëria III,Kosturi nr. 69 - 10,000 Prishtinë

Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 15:00    tel +383 (0)45 266 267





[1] Shqipetar, Serb, Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian
Published 07.08.2023 · updated 08.2023