Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News15.04.2025

Start-up Week 2026: Fuqizimi i Grave të Diplomuar për Biznesin dhe Inovacionin

Nga data 14 deri më 18 prill po mbahet Start-up Week për gratë e diplomuara nga programi i KW4W. Drejtorja Iliriana Gashi e hapi javën me fjalë frymëzuese, të cilave iu bashkuan edhe trajnerët tanë të përkushtuar që do t'i mbështesin këto gra në rrugëtimin e tyre socio-ekonomik.

Start-up Week 2026: Fuqizimi i Grave të Diplomuar për Biznesin dhe Inovacionin

30 gra të mrekullueshme nga Komunat: Prishtinë, Gjilan,Mitrovicë, Podujevë, Malishevë, Vushtrri dhe Drenas do të fitojnë aftësitë dhe besimin për t'i kthyer në realitet idetë e tyre të biznesit. Ne jemi gjithashtu mirënjohës për mbështetjen e 8 burrave që po ndjekin start-up week së bashku me bashkëshortet e tyre. Së bashku, ne po ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme përmes fuqizimit dhe qëllimeve të përbashkëta!

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Mbështetja e Fuqizimit të Grave të Margjinalizuara”, financuar nga Cartier Philanthropy.

Published 15.04.2025 · updated 04.2025