Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News05.09.2024

đđšđ§đšđąđ«đą 𝐱 𝐅𝐼đȘ𝐱𝐳𝐱𝐩𝐱𝐭 đ„đ€đšđ§đšđŠđąđ€ đ­đžÌˆ đ†đ«đšđŻđž

Ky panair u organizua me qëllimin për të mbështetur gratë nga komunat Ferizaj, Lipjan, Shtërpcë, Podujevë, Drenas dhe Skenderaj, duke ofruar një platformë për ekspozimin dhe shitjen e produkteve të tyre dhe promovimin e mundësive ekonomike për fuqizimin e tyre.

đđšđ§đšđąđ«đą 𝐱 𝐅𝐼đȘ𝐱𝐳𝐱𝐩𝐱𝐭 đ„đ€đšđ§đšđŠđąđ€ đ­đžÌˆ đ†đ«đšđŻđž

Hapja e panairit u bë nga koordinatorja e projektit, Laura Cakolli, e cila prezantoi disa nga arritjet më të rëndësishme të projektit dhe ndau me pjesëmarrësit rezultatet kyçe që ky projekt ka arritur deri më tani. Pas saj, Iliriana Gashi, drejtorja ekzekutive e KW4W, theksoi rëndësinë e panairit si një platformë për fuqizimin e grave dhe shprehu falënderimet e saj të sinqerta për institucionet, partnerët dhe të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e këtij projekti. Ajo nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit për të vazhduar mbështetjen ndaj grave dhe për të avancuar përpjekjet për barazi gjinore dhe mundësi ekonomike.

Panairi përfshinte një platformë të veçantë që përmbante dy panele diskutimi të rëndësishme. Paneli i parë u përqendrua në krijimin e mundësive ekonomike për gratë në procesin e riintegrimit, duke theksuar përvojat dhe përpjekjet e institucioneve të ndryshme. Pjesëmarrësit në këtë panel ishin Edi Gusia - Drejtore, Agjencia për Barazi Gjinore; Donjeta Dragusha - Drejtore, Drejtoria për Zhvillim Rural në Prishtinë; Vlora Tuzi Nushi - Specialiste e Programit/Drejtore, UNWomen në Kosovë; dhe Luljeta Demolli - Drejtore, Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Paneli i dytë trajtoi rolin e institucioneve në mbështetjen e grave të mbijetuara nga dhuna me bazë gjinore. Ky diskutim u pasurua nga kontributet e Vjosa Bytyci - Prokurore, Njësiti i Dhunës në Familje; Filloreta Lekiqi - Gjyqtare, Gjykata Themelore në Prishtinë; dhe Deniz Celcima - Psikologe. Të dy panelet u moderuan me mjeshtëri nga Jorida Xhafaj, e cila ndau përvojën dhe ekspertizën e saj të gjerë në këto fusha.

Ky aktivitet u zhvillua nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i MirĂ«besimit i OKB-sĂ« pĂ«r t'i dhĂ«nĂ« fund dhunĂ«s kundĂ«r grave (UN Trust Fund). Fondi i MirĂ«besimit i OKB-sĂ« Ă«shtĂ« i vetmi mekanizĂ«m global pĂ«r dhĂ«nien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht pĂ«r tĂ« adresuar tĂ« gjitha format e dhunĂ«s ndaj grave dhe vajzave nĂ« nivel lokal dhe kombĂ«tar. Deri mĂ« sot, Fondi i MirĂ«besimit i OKB-sĂ« ka dhĂ«nĂ« 225 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r 670 iniciativa nĂ« 140 vende dhe territore.

#PanairiFuqizimiGrave #KosovaWomen4Women #UNTrustFund #FuqizimiGrave

Published 05.09.2024 · updated 09.2024