Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News04.12.2024

Nga Informimi te Fuqizimi: Gratë e Mitrovicës Trajtojnë Çështjet e Pronësisë dhe Trashëgimisë

Aktiviteti "Qeverisja e Prones" nga USAID në bashkëpunim me organizatën partnere "Kosova-Women 4 Women," organizoi një sesion informues dhe ndërgjegjësues publik në Mitrovicë.

Nga Informimi te Fuqizimi: Gratë e Mitrovicës Trajtojnë Çështjet e Pronësisë dhe Trashëgimisë

Në këtë aktivitet prezent ishin 26 gra aktiviste dhe Besa Veseli, Zyrtare per Barazi Gjinore ne Komunen e Mitrovicës.

Gjatë sesionit, u prezantuan tema të rëndësishme dhe u zhvillua një diskutim i hapur e dinamik, ku gratë patën mundësinë të trajtojnë më në thellësi:

- Regjistrimin e pronës

- Funksionimin e shërbimeve kadastrale

- Qasja e grave në trashëgimi

Këto iniciativa janë kyçe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar të drejtat e grave në komunitet.

#USAID#PROPERTYGOVERNANCE#WOMENEMPOWERMENT

Published 04.12.2024 · updated 12.2024