Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News30.01.2025

“Ndërtimi mbi Progresin”: Punëtori dyditore për avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë

Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë mbajti punëtorinë dy ditore me temë “Ndërtimi mbi Progresin: Ngritja e mëtejme e lidershipit të Kosovës në Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

“Ndërtimi mbi Progresin”: Punëtori dyditore për avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë

Kjo punëtori në qendër të diskutimeve kishte ritheksimin e rëndësisë së Planeve Kombëtare të Veprimit (PKV) për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si mjet për një barazi më të madhe gjinore, rritjen e paqes dhe sigurisë gjithëpërfshirëse. Qëllimi kryesor i punëtorisë ishte që nëpërmjet ekspertit ndërkombëtar për PKV-të, Mirsad Jacevic, të prezantohen perspektivat ndërkombëtare të shteteve, të cilat kanë miratuar dhe zbatuar PKV-të, me theks të veçantë në sukseset dhe sfidat e tyre në raport me to. Punëtoria trajtoi të gjitha këto aspekte të PKV-ve me përfaqësues të institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, si akterët kyç të fushës.

Kjo ngjarje u organizua nga Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, e themeluar në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Published 30.01.2025 · updated 01.2025