Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News04.04.2023

Kosova Women 4 Women ka marrë akreditim tre-vjeçar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për kualifikimet Rrobaqepës dhe Modelist

Kemi knaqësinë të ndajmë me ju që Kosova Women 4 Women ka marrë akreditim tre-vjeçar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për kualifikimet Rrobaqepës dhe Modelist. Ky akreditim është rezultat i përpjekjeve të ekipit tonë që të ofrojmë trajnime profesionale cilësore për gratë.

Kosova Women 4 Women ka marrë akreditim tre-vjeçar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për kualifikimet Rrobaqepës dhe Modelist

Lajm emocionues!

Këto trajnime ofrohen në kuadër të projektit Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit i cili mbështetet financiarisht nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ka për qëllim përmirësimin e pozitës së grave në tregun e punës dhe ekonomi përmes programeve të ndryshme të formimit profesional.

Jemi të nderuar që kemi marrë këtë akreditim dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e partnerëve dhe donatorëve tanë. Ne besojmë që kjo arritje do të fuqizojë më tej gratë në Kosova dhe do të ndihmojë në përmirësimin e perspektivës së tyre ekonomike. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!

Published 04.04.2023 · updated 04.2023