Skip to content
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

This page is available in Albanian only. The text below is in Albanian.

News15.10.2025

Gratë rurale që mbjellin shpresë dhe mundësi 💪🌸

Forca e grave rurale – frymëzimi ynë çdo ditë!

Gratë rurale që mbjellin shpresë dhe mundësi 💪🌸

Gratë në zonat rurale janë forca e padukshme që e ushqejnë, e ruajnë dhe e zhvillojnë jetën në komunitetet tona. Gratë në bujqësi, artizanet, nënat dhe sipërmarrëset që me duar të palodhura mbjellin shpresë dhe mundësi.

Kosova Women 4 Women (KW4W) për vite me radhë ka qenë krah tyre — duke i mbështetur në zhvillimin e aftësive, fuqizimin ekonomik dhe përfshirjen e tyre në jetën publike.

Që nga viti 1999, mijëra gra rurale kanë përfituar nga programet tona të trajnimit, kanë hapur biznese, kanë marrë pjesë në panaire dhe kanë siguruar të ardhura të qëndrueshme për familjet e tyre.

Ne jemi krenare për çdo grua që ka guxuar të bëjë hapin e parë drejt pavarësisë ekonomike dhe sociale.

Suksesi i tyre është frymëzimi ynë për të vazhduar më tej!

#KW4W #WomenEmpowerment #RuralWomen #FuqizimiGrave #DitaeGraveRurale #kosovawomen4women

Published 15.10.2025 · updated 10.2025
Gratë rurale që mbjellin shpresë dhe mundësi 💪🌸 — KW4W