
Këtë të hënë, ka filluar Startup Week për gratë përfituese të projektit "Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën". Java filloi me fjalët hapëse nga Drejtorja e Kosova - Women 4 Women, Iliriana Gashi, së bashku me trajnerët tona të dedikuara që kanë mbështetur këto gra gjatë trajnimeve socio-ekonomike.
Startup Week, i facilituar nga trajnerët Sevdie Alshiqi Bekteshi dhe Drilon Shala, u ka ofruar mundësinë këtyre grave të mrekullueshme të futen në konceptet e ndërmarrësisë, gjenerimin e ideve për biznes, adresimin e VAWG në ndërmarrësi, krijimin e planeve të biznesit, analizën e tregut, planifikimin financiar dhe strategjitë e marketingut.
Pas katër ditëve intensive të trajtimit të këtyre koncepteve, sot këto gra të jashtëzakonshme do të prezantojnë idetë dhe planet e tyre të biznesit. Dhjetë (10) prej tyre do të përzgjidhen për të përfituar grante, të cilat kanë për qëllim t'u japin një shtytje të fuqishme drejt realizimit të qëllimeve të tyre sipërmarrëse.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 225 milionë dollarë për 670 iniciativa në 140 vende dhe territore.
