
Në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, patëm mundësinë të njohim nga afër përdorimet dhe përfitimet e shumta të bimëve mjekësore. Ajo na tregoi për sekretet e natyrës dhe mënyrat se si mund t'i integrojmë këto mrekulli në jetën tonë të përditshme për një shëndet më të mirë.
Qëllimi i vizitave nuk është thjeshtë një mundësi për të ndarë njohuri dhe përvoja, por është një mundësi për të krijuar një rrjet të fortë mbështetës. Kur gratë takojnë njëra-tjetrën dhe ndajnë pasionet dhe ekspertizën e tyre, ato ndihmojnë njëra-tjetrën në zhvillim të mëtutjeshëm.
E falenderojmë Znj. Kadrije per përkushtimin dhe pasionin e saj!
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).
