
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Ferizajt, Zyra e Punësimit në Ferizaj, Qendra për Punë Sociale, këshilltarë nga Kuvendi i Ferizajt si dhe përfaqësues të biznesit lokal. Falë kontributit të tyre, u trajtuan tema të rëndësishme nga këndvështrime të ndryshme, duke nxjerrë në pah sfidat që përballen gratë dhe mundësitë që duhet të krijohen për të lehtësuar përfshirjen e tyre në punësim.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE-2”, që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency).
