Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme26.06.2023

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u realizua shpërndarja e bletëve tek përfitueset e grantit në Komunën e Ferizajit, Junikut, Prishtinës dhe Graçanicës

Përfshirja e grave në Kosovë ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe ekonomisë vendore. Gratë luajnë një rol të rëndësishëm si prodhuese, menaxhere, dhe kontribuese në inovacionin e sektorit bujqësor në Kosovë.

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u realizua shpërndarja e bletëve tek përfitueset e grantit në Komunën e Ferizajit, Junikut, Prishtinës dhe Graçanicës

Në kuadër të projektit “IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” u realizua shpërndarja e bletëve tek përfitueset e grantit në Komunën e Ferizajit, Junikut, Prishtinës dhe Graçanicës. Numri i përfitueseve me bletë në këtë Fazë ka qenë 11. Përfitueseve të grantit në kuadër të projektit poashtu i u është ofruar trajnimi profesional për menaxhimin e biznesit të tyre si dhe në të ardhmen e afërt do ju ofrohet këshillim teknik nga specialistët e fushës. Këto këshillime do të përfshijnë praktika të mira në menaxhimin e bletëve, kontrollin e sëmundjeve dhe parazitëve, si dhe teknikat e prodhimit të produkteve të tjera si mjalti, propolisi etj.

Fuqizimi ekonomik i grave është procesi i përmirësimit të pozitës ekonomike të grave në shoqëri. Kjo përfshin rritjen e aksesit të grave në burime financiare, mundësi për punësim dhe rritjen e të ardhurave, si dhe rritjen e aftësive të tyre në menaxhimin e financave dhe në marrjen e vendimeve të ndërgjegjshme të biznesit.

Projekti IWKA - Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës - Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut.

Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).

Suksese te gjithave!

#fuqizimiekonomik

#strongwomen

#zhvillimekonomik

Publikuar 26.06.2023 · përditësuar 06.2023