Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

Për ne

Misioni dhe vizioni.

Misioni ynë është mbështetja e grave të margjinalizuara në Kosovë për të fituar dhe për të kursyer para, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, të ndikojnë në vendimmarrjen brenda familjes dhe komunitetit dhe të krijojnë rrjete të mbështetjes. Duke shfrytëzuar aftësitë, njohuritë dhe të kenë qasje në burime, gratë do të jenë në gjendje për të krijuar ndryshime të qëndrueshme për veten e tyre, familjet e tyre dhe komunitetin.

KW4W parasheh një botë ku nuk ka grua të abuzuar, të varfër, analfabete ose të margjinalizuar dhe ku pjesëtarët e komuniteteve marrin pjesë në shoqëri në mënyrë të barabartë dhe të plotë dhe ku secili është i lirë të përcaktojë dhe të formësojë të ardhmen e tij dhe të shfaqë potencialin e tij të plotë.

Vlerat

01 · Zhvillimi i qëndrueshëm

02 · Barazia dhe shpërndarja e drejtë e të ardhurave

03 · Të drejtat individuale dhe grupore

04 · Demokracia dhe qytetaria aktive

05 · Bashkëpunimi dhe partneriteti

06 · Sundimi i ligjit

07 · Integriteti dhe dinjiteti personal

08 · Përgjegjësia

Drejtoresha dhe ekipi

Iliriana Jaka Gashi profile

Dr. Iliriana Jaka Gashi

Drejtoreshë ekzekutive

Dr. Iliriana Jaka Gashi shërben si Drejtoreshë Ekzekutive në Kosova — Women 4 Women (K-W4W), ku menaxhon programe që u kanë shërbyer më shumë se 38,000 grave që nga viti 1999.

Nga viti 2011 ajo ishte për gati gjashtë vjet drejtore vendore për Women for Women International në Kosovë. Në vitin 2017 udhëhoqi tranzicionin e programit në një OJQ të pavarur vendore — Kosova — Women 4 Women — dhe u bë drejtoreshë ekzekutive e saj.

Para se t’i bashkohej Women for Women International, ka punuar për Agjencinë Kanadeze të Zhvillimit Ndërkombëtar, World Vision, Ambasadën Franceze në Kosovë, Bankën Botërore dhe Aleancën Ndërkombëtare të Shëndetit Amerikan (AIHA). Ka qenë gjithashtu anëtare e Komitetit të Politikave dhe Planifikimit në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës.

Është mjeke, me diplomë Master në Menaxhimin e Administrimit të Kujdesit Shëndetësor nga Universiteti i Lozanës në Zvicër. Shërben në Bordin e Rrjetit të Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane të Kosovës, është anëtare e bordit të Platformës CiviKos dhe anëtare e Klubit Ndërkombëtar Soroptimist në Prishtinë.

Menaxhere e Burimeve Njerzore, Admin dhe Mardhenie me publikunLirije Halilti Dakaj
Menaxhere e Financave dhe LogjistikesDafina Puka Sefa
Kordinatore e ProjektitBesa Kasneci
Kordinatore e ProjektitArdiana Maraj
Zyrtare e ProjektitLavdije Sopi
Trajnere per aftesim profesionalBesa Beqiri Canolli
Trajnere per fuqizim socialZoje Shala
Trajnere per fuqizim socialVjollca Suldashi
KontabilisteZyiliha Kalenderi
Zyrtare per perkrahje ne punesimMakfire Bulliqi
Asistent per logjistikeYlber Kursani
MirembajteseFlorije Shabani