Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme24.05.2023

Ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Shalë në komunën e Lipjanit

Javën që lëmë pas u mbajt ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Shalë në komunën e Lipjanit ku 28 gra përfunduan programin dhjetëmujor në aftësim jetësor (fuqizim social) dhe aftësim profesional për "Horitkulturë".

Ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Shalë në komunën e Lipjanit

Trajnere për modulin e fuqizimit social ishte Gjylere Morina, ndërsa për modulin profesional ishte Musli Musliu.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar.

Publikuar 24.05.2023 · përditësuar 05.2023
Ceremonia e diplomimit për gratë në fshatin Shalë në komunën e Lipjanit — KW4W