Në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund), vazhdon cikli i trajnimeve për fuqizim social në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit dhe në qytetin e Ferizajt për të promovuar fuqizimin shoqëror dhe ekonomik të grave.
Këto dy grupe do të vazhdojnë pastaj ciklin e trajnimit profesional në Kujdesin ndaj Fëmijëve (Ferizaj) dhe Hortikulturë (Shalë).
Trajnere për fuqizim social në Shalë të Lipjanit është Gjylere Morina, kurse në qytetin e Ferizaj Zojë Shala.
UN Trust Fund është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve, i dedikuar ekskluzivisht për adresimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, UN Trust Fund ka mbështetur 572 organizata në 140 vende dhe territore.