10 Mars 2020: Kosova – Women 4 Women po vazhdon të përkrah gratë në biznes, pas ndarjes së granteve për 50 biznese Start-Up, kësaj rradhe duke i ndihmuar për ngritjen e kapaciteve në fusha të ndryshme. Me datën 9 dhe 10 Mars, bizneset kishin mundësi të mësojnë më shumë rreth përdorimit të mediave sociale.
Ky trajnim organizohet nga #KW4W dhe Diell Grazhdani për bizneset Start- UP të projektit Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (Women). Ky projekt është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova- Women 4 Women.