Gratë pronare të bizneseve dhe StartUp bizneseve përfituese të granteve, mbajtën trajnimin dy ditor “Mediat Sociale për bizneset e vogla dhe të mesëm”. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Mundësitë e përmirësuara të vetëpunësimit dhe punësimit-I SEE” dhe është pjesë e trajnimeve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të grave për të udhëhequr dhe zhvilluar bizneset e tyre.
Projekti financohet nga ADA-Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ka për qëllim përmirësimin e pozitës së gruas në tregun e punës dhe ekonomi.