KW4W

THEMELUESJA E BRENDIT “RUDI’S CAKE FACTORY”

24 Qershor 2020: Rudina Qosja – e lindur në Prishtine më 19.05.1985 përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, dhe studimet i kreu në Fakultetin Ekonomik. Rudina Qosja, punën e saj në gastronomi e nisi fillimisht në restaurantin e bashkëshortit të saj, ku për shumë vite me rradhë u mor me përgatitjen e ëmbëlsirave. Duke e parë suksesin në restaurant, ajo vendosi të themelonte mikrobiznesin e saj. Sot, Rudi’s Cake Factory njihet për një koncept shumë të veçantë të ëmbëltorës në Kosovë. Puna në fushën e gastronomisë i dhuron shumë kënaqësi ngase është vazhdimisht në kontakt me njerëz të ndryshëm dhe mundohet që gjithmonë bashkë me stafin e saj t’ua plotësojnë kërkesat e tyre. Rudina ka sjellur një mori të recetave të ëmbëlsirave unike në Kosovë. Vanesa është ëmbëlsira më e kërkuar në dyqanin e saj, pëmban çokollatën me mjedër dhe është zbulim i vet Rudinës. Ajo thekson se qëllimi i hapjes së Rudi’s Cake Factory, ka qenë pikërisht prurja e një shije të re në Kosovë, që njerëzit të provojnë gjithmonë diçka më ndryshe.

Rudina falë punës së saj ka arritur që të jetë përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga @Kosova Women 4 Women, ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes @GIZ Kosovo.