Vazhdon shpërndarja e paisjeve për 15 gra përfituese! Përfitueset e projektit “Stand for HER Property” përfituan paisjet e punës që i konsideruan si mjete te nevojshme për të rritur bizneset e tyre.
Qëllimi kryesorë i kësaj thirrje ka qenë përkrahja ekonomike e grave të cilat e kanë inicuar ndonjë procedurë për realizimin e së drejtës së tyre në pronë dhe trashëgimi!
Ky aktivitet është relizuar në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim Advocacy Training and Resource Center – ATRC.