KW4W

KW4W SË BASHKU ME ORGANIZATËN ALTERNATIVA RINORE – VITI ORGANIZON TRAJNIME NË FUSHAT E FOTOGRAFISË, GASTRONOMISË DHE SHKATHTËSIVE TË BUTA

20 Gusht 2020: Kosova – Women 4 Women gjatë muajit korrik dhe gusht së bashku me organizatën Alternativa Rinore – Viti ka bërë organizimin e tri trajnimeve të ndryshme në fushat e Fotografisë, Gastronomisë dhe Shkathtësive të buta, ku pjesemarres ishin mbi 170 të rinjë dhe të reja nga Komuna e Vitise si pjesë e projektit ‘Përmirësimi i mundësive për punësim dhe vetë-punësim në komunën e Vitisë’. Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbështetja e grave dhe burrave të rinjë për t’i përgatitur për punë dhe për të rritur mundësitë e tyre për punësim dhe vetë-punësim.

Ky projekt realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.