10 Shtator 2020: Kosova – Women 4 Women së bashku me organizatën Alternativa Rinore – Viti në ka bërë certifikimin për përfituesit e projektit të cilet kanë ndjekur trajnime në tri fusha të ndryshme: Fotografisë, Gastronomisë dhe Shkathtësive të buta, ku u certifikuan 179 pjesemarres të rinjë dhe të reja ku i pranishem në cerominin e certifikimit ishte Z. Milot Lala, Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë. Ky aktivitet u realizua si pjesë e projektit ‘Përmirësimi i mundësive për punësim dhe vetë-punësim në komunën e Vitisë’. Qëllimi kryesor i këtij projekti është mbështetja e grave dhe burrave të rinjë për t’i përgatitur për punë dhe për të rritur mundësitë e tyre për punësim dhe vetë-punësim.
Ky projekt është realizuar në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.