5 Dhjetor 2019: Sot Kosova – Women 4 Women së bashku me organizatën Alternativa Rinore – Viti ka bërë lansimin e projektit ‘Përmirësimi i mundësive për punësim dhe vetë-punësim në komunën e Vitisë’, njëherit edhe duke shënuar fushatë 16 ditë aktivizmi kundër dhunës në baza gjinore. Ky projekt realizohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.
Falemnderojmë Komunën e Vitisë për mbështetje të vazhdueshme dhe për bashkëpunim. Falemnderojmë panelistët: z. Sokol Haliti (kryetar i Vitisë), znj. Fjolla Raifi (Menaxhere e projektit ReLOaD – UNDP), znj. Ibadete Hyseni (Zyrtare për barazi gjinore – Viti), dhe z. Demush Mehmeti (Drejtor i Qendres për punë sociale – Viti) për fjalë rasti. Një falemnderim të veçantë për gratë aktiviste dhe aktive të komunës së Vitisë që morrën pjesë në këtë ngjarje