Në muajin tetor është mbajtur Trajnimi për Avokim me gratë nga komuna e Vushtrrisë. Gjatë këtij trajnimi, gratë e Vushtrrisë do ta kenë mundësinë ta identifikojnë një problem në komunën e tyre dhe ta përpilojnë një plan të avokimit. Plani i avokimit pastaj do të zbatohet, dhe gratë do ta marrin mbështjetjen e nevojshme për të ndikuar drejtpërdrejt në komunitetin e tyre.
Gratë janë agjente të rëndësishme të ndryshimeve në shoqërinë tonë – kur fuqizohen ato që të merren me çështje në mënyrë direkte, fuqizohet i tërë komuniteti.
Projekti do të trajnojë gra edhe nga komunat e Shtimes, Fushë Kosovës dhe Shtërpces muajve në vijim.
Ky projekt financohet nga McLain përmes WfWI dhe implementohet nga Kosova – Women 4 Women