Në kuadër të projektit “Supporting survivors’ income generation activities to be able to reintegrate into society and escape the cycle of violence”, të financuar nga BE dhe të implementuar nga K-W4W dhe UN Women Kosovo, ka filluar grupi i trete i trajnimeve për ndërmarrësi dhe fuqizim social. Ky trajnim do u jap grave mundësi në ngritjen e kapaciteteve për punësim dhe vetpunësim, të zhvillojnë sensin e autonomisë dhe vetë-besimit për të nxitur produktivitetin dhe mirëqënien e tyre si dhe të mendojnë përtej mbijetesës së përditshme dhe të sigurojnë kontroll më të madh mbi burimet e tyre dhe zgjedhjet e jetës.