KW4W

Thirrje per start-up week 2025

Doni të filloni një biznes?

Keni ide të mirë për të filluar një biznes në përpunim të ushqimit, tekstil, shërbime apo bujqësi? Jeni biznes i ri që sapo ka filluar? Doni të përfitoni grant në vlerë të 2.200 EUR?

Për të zhvilluar dhe konkretizuar idenë tuaj, Kosova-Women 4 Women në kuadër të projektit “I SEE – Mundësitë e përmirësuara të vetë-punësimit dhe punësimit” që financohet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA) me fondet e Koorporatës Austriake për Zhvillim (ADC), organizon Javën për Start Up  biznese.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i pozitës së gruas në ekonomi dhe në tregun e punës në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajt që përfshinë komunat: Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Gracanicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Ferizaj, Hani i Elezit, Kacanik, Shtërpcë dhe Shtime.

Kush mund të aplikojë?

  • Gratë nga komunat e lartë cekura, që kanë ide të mirë dhe dëshirojnë të fillojnë biznesin e tyre,
  • Biznese në pronësi të grave jo më të vjetër se nje vit, dhe dëshirojnë të zhvillojnë një produkt/sherbim të ri

Si mund të aplikoni?

Gjeni formën e aplikacionit këtuAplikacioni-Start-Up-ISEE-ALB

Aplikacioni i plotësuar duhet të dërgohet në email adresën: grants@k-w4w.org

Afati i fundit për aplikim është 09 shkurt 2025.

Idetë më të mira do të përzgjedhen për të marrë pjesë në Javën për Start Up biznese, që do të zgjasë prej 24 deri më 28 shkurt 2025. Gjatë kësaj jave do të ndiqni ligjerata dhe ushtrime të ndryshme që do të iu ndihmojnë të zhvilloni dhe konkretizoni idetë.

Në fund të Javës për Startup, do të përzgjedhen 10 idetë më të mira që do të përfitojne grant në vlerë prej 2.200 EUR dhe do të vendosen në Biznes Inkubatorin e Kosova – Women 4 Women.