THIRRJE PËR GRANTE
Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtjen e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës, Kosova Women 4 Women (K-W4W) shpall thirrjen për aplikim për grante në sektorin e bujqësisë.
Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese në pronësi të grave, por prioritet do kenë startup bizneset.
Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunat: Ferizaj, Graçanicë, Junik dhe Prishtinë.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe zbatohet nga Kosova-Women 4 Women (K-W4W), CARE International dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).
Objektivat kryesore të projektit janë:
Grupi i synuar direkt i projektit përfshin gratë e pa favorizuara, të cenuara në zonat rurale, gra të kthyera nga vendet perëndimore dhe gra të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të komunave përkatëse.
Shuma maksimale e përkrahjes është: 10,000 EURO
Kërkesa për materialet e nevojshme dhe aplikimi duhet te bëhen përmes email-it: iwka@k-w4w.org
Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri sa fondi i granteve për këtë projekt të mbarojë, prandaj inkurajohet aplikimi i hershëm.
Vendi dhe kontakti për informacione shtesë:
Kosova-Women 4 Women
Adresa: (Arbëria III, Kosturi nr. 69 – 10,000 Prishtinë Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 15:00 tel +383 (0) 45 266 267 |