Përshkrim i përgjithshëm
Kosova – Women 4 Women kërkon të angazhojë një ekspert/e të ekonomisë/agrokulturës në mbështetjen e grave për të përgatitur plane të thjeshta të biznesit. Planet e biznesit do të përgatiten për gratë të cilat janë kualifikuar për t’u mbështetur me përkrahje jo-monetare, duke u bazuar në kërkesat individuale të tyre.
Ky angazhim është i parashikuar si aktivitet në kuadër të projektit ‘Stand for HER property’ që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së grave, fëmijëve dhe të rinjve për të drejtat e tyre pronësore si dhe inkurajimin e grave për ta gëzuar këtë të drejtë. Ky projekt është duke u implementuar nga Kosova – Women 4 Women në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).
Për më shumë detaje, ju lutem i shkarkoni dhe i lexoni Termat e Referencës në vazhdim.
Download: