Nëse ju nuk e njihni drejtshkrimin e gjuhës shqipe, ju tashmë jeni duke dëmtuar veten dhe të ardhmen tuaj në përmasa të mëdha. Drejtshkrimi është komponentë esenciale në çdo fushë profesionale dhe në çdo fazë të punësimit. Nëse C.V.-të dhe letrat motivuese nuk përmbajnë drejtshkrim, atyre iu bie vlera jashtëzakonisht shumë, pa marrë parasysh përmbushjen e kritereve tjera. Nëse ju tregoni drejtshkrim të dobët në C.V.-në tuaj, punëdhënësi nuk do të shohë arsyje për të iu punësuar.
Disa nga ju mund të keni pasur fatin e mirë të mësoni drejtshkrimin në shkollë, disa nga ju jo. Fatkeqësisht, ne kemi vërejtur se rreth 80% e aplikuesve në Kosovë kanë probleme me drejtshkrim. Kjo gjë kërkon masa urgjente të intervenimit.
Nëse ju keni probleme me drejshkrim por duhet të aplikoni shumë shpejtë në ndonjë kompani, atëherë ne ju rekomandojmë që C.V.-në tuaj dhe letrën motivuese së pari ta dërgoni për lektorim te dikush që njeh drejtshkrimin. Sidoqoftë, ju duhet që sa më parë të filloni të edukoni veten mbi shkrimin e rregullt të gjuhës shqipe.
Një ndër metodat më të suksesshme për të mësuar drejtshkrimin është leximi. Leximi mundëson përvetësimin e rregullave gramatikore në mënyrë të pavetëdijshme dhe të pamundimshme. Ju duhet të filloni të lexoni vepra të cilat i përmbahen rregullave të gjuhës shqipe, të tilla si librat, gazetat dhe burimet tjera të besueshme. Leximi i vazhdueshëm i librave mund të ju përmirësojë dukshëm aftësitë gramatikore për një kohë jo shumë të gjatë. Nga leximi i librave, përpos që do të mësoni drejtshkrimin, ju do të edukoni veten në shumë aspekte tjera, dhe përfitimi juaj do të jetë i shumëfishtë dhe i qëndrueshëm.
Drejtshkrimi do të ju nevojitet gjatë gjithë jetës suaj në çdo aspekt, prandaj është esenciale dhe tepër e dobishme që ju ta mësoni dhe ta përvetësoni atë.