SHPALLJE
Kosova – Women 4 Women fton të gjitha kompanitë e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në tenderin për inpute bujqësore.
Këto inpute do të shpërndahen për përfitueset e projektit “Together Building Resilience”, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund).
Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.
Kompanitë të cilat plotësojnë kushtet duhet t’i dorëzojnë dokumentacionin e plotësuar ne adresen:, Arbëria III, rr. Kosturi, nr.69, 10000 Prishtinë jo më larg se 03 mars 2023.
Rreth nesh:
Kosova – Women 4 Women është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë. Misioni ynë është të mbështesim gratë më të margjinalizuara në Kosovë për të fituar dhe kursyer para, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, për të ndikuar në vendimet brenda familjes dhe komunitetit dhe për t’u lidhur me rrjetet për mbështetje. Duke përdorur aftësitë, njohuritë dhe burimet, gratë do të jenë në gjendje të krijojnë ndryshime të qëndrueshme për veten, familjet dhe komunitetin e tyre.
Andaj shpallim të hapur thirrjen për tenderim për të poshtcekurat:
Inpute Bujqësore (LOT-BU)
Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:
Dorëzimi i dokumenteve me vonesë NUK DO TË KONSIDEROHET.
Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të sigurojnë aplikimin e tyre, jo më vonë se 03 mars 2023.
Kosova-Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndonjë status tjetër.