18 Maj 2020: Diskutimi i parë virtual u mbajt sot me temën “Përfitimet dhe sfidat nga realizimi i të drejtës në pronë dhe trashëgimi”. Në debat morrën pjesë gratë nga komuna të ndryshme si dhe dy gra të suksesshme të cilat kanë realizuar të drejtën e tyre në pronë Xhylie Gashi Statovci dhe Sadbere Zejnullahu.
Ky aktivitet është relizuar në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga USAID Kosovo -Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC – Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).