28 Qershor 2020: Besa Begu është udhëheqëse në rritje e promovimit të shëndetit oral në Kosovë, duke ekzekutuar fushatën për ndryshimin e sjelljes në të gjithë vendin me aftësi dhe talent. Ajo është një higjieniste dentare e diplomuar në Suedi me një përvojë pune të demonstruar në aspektin klinik si dhe në promovimin e shëndetit oral. Besa është e pasionuar pas promovimit të shëndetit oral dhe titulli “Promovues i Shëndetit Oral” është një burim i krenarisë personale dhe profesionale për të. Një nga prioritetet e saj kryesore është promovimi i shëndetit oral në vendlindje – Kosovë por edhe në të gjithë botën duke përdorur mediat sociale. Zonja Begu është ambasadorja e parë Higjieniste Dentale që iu bashkua fondacionit Humble Smile dhe aktualisht po zbaton një projekt të promovimit të shëndetit oral në komunitetin Rom që jeton në varfëri ekstreme.
Besa poashtu është themeluese e OJQ-së Qendra e Stomatologjisë Parandaluese, të cilën ajo e themeloi për të edukuar fëmijët me përkatësi të ndryshme etnike dhe sociale në dobi të shëndetit oral.
Së fundmi ajo ka hapur klinikën e saj dentare në Prishtinë me një fokus të veçantë në shërbimet e kujdesit dentar parandalues. Në klinikën e saj, ajo përdor teknologjinë më të lartë nga EMS Dental duke ofruar protokollin e fundit të pastrimit profesional të dhëmbëve të quajtur Guided Biofilm Therapy. Ajo është e para që ofron kujdes dentar parandalues me standarde të larta në Kosovë si Higjienistja e parë e licencuar.
Besa falë punës së saj ka arritur që të jetë përfituese e grantit Start-Up përmes projektit “Mundësitë e grave në treg, ekonomi dhe rrjetëzim” WOMEN i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women, ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo.