KERKESE PER OFERTE_FURNIZIMI ME PAJISJE Bujqësore – Cartier, RishpalljeFurnizimi për inpute bujqësore
Data e thirrjes: | 20.07.2023 | Ref Nr: 01 | Cartier 2022-2023 |
Kosova – Women 4 Women fton të gjitha kompanitë e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në Furnizimi për inpute bujqësore për përfitueset e projektit “Integrated Social and Economic Empowerment for Marginalized Women in Kosovo” Ofertat e kompletuara mund të dorëzohen më ose para datës 30.07.2023. Ofertat e vonuara nuk do të pranohen dhe nuk do të merren parasysh për vlerësim.
Do të përzgjidhet oferta që përputhet me të gjitha specifikimet, kërkesat dhe ofron çmimin më të ulët, si dhe të gjitha kriteret e tjera të vlerësimit të treguara. Çdo ofertë që nuk plotëson kërkesat do të refuzohet. K – W4W nuk është e detyruar të pranojë asnjë ofertë, të japë një kontratë/urdhër blerjeje, as të jetë përgjegjëse për çdo kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e një oferte nga një Furnizues, pavarësisht nga rezultati i përzgjedhjes.
Ofertat do të vlerësohen për të gjitha artikujt së bashku në pjesën e specifikuar dhe kontrata do t’i jepet Furnizuesit i cili ka dorëzuar ofertën më të mirë në përputhje me kriteret për dhënien e kontratës.
K – W4W inkurajon çdo furnizues të mundshëm që të shmangë dhe parandalojë konfliktet e interesit, duke njoftuar K – W4W nëse ju, ose ndonjë prej filialeve ose personelit tuaj, keni qenë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, dizajnit, specifikimeve, vlerësimeve të kostos dhe informacioneve të tjera të përdorura në këtë kërkesë për ofertë.
K – W4W zbaton tolerancë zero ndaj mashtrimit dhe praktikave të tjera të ndaluara dhe angazhohet për identifikimin dhe adresimin e të gjitha akteve dhe praktikave të tilla kundër K – W4W, si dhe palëve të treta të përfshira në aktivitetet e K – W4W.
Projekti “Integrated Social and Economic Empowerment for Marginalized Women in Kosovo” ka për qëllim fuqizimin social dhe ekonomik të grave të margjinalizuara në Kosovë. Duke u përkushtuar në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e tyre për të përmbushur potencialet e tyre në shoqëri dhe në sektorin ekonomik.
Informacion shtesë:
Çdo kërkesë për sqarim nga oferuesi duhet të jetë me shkrim dhe të merret nga pala të paktën pesë ditë përpara datës së mbylljes. Pala përpiqet t’i përgjigjet kërkesës të paktën dy ditë përpara datës së mbylljes.
Nëse pala ofron informacione thelbësore shtesë në lidhje me ftesën ose thirrjen për oferta, ajo do ta bëjë këtë informacion të disponueshëm për të gjithë ofertuesit. Një informacion i tillë shtesë mund të përbëhet nga një zgjatje e periudhës së dorëzimit të ofertës përtej datës së mbylljes.
SQARIM: K-W4W mban të drejtën për të pranuar apo refuzuar çdo ofertë apo propozim para dhënies së kontratës dhe të anulojnë procesin e ofertimit si dhe të refuzojnë të gjitha ofertat në çdo kohë. Refuzimi i të gjitha ofertave apo propozimeve justifikohet me numër të pamjaftueshëm të ofertave apo propozimeve substanciale të pranuara apo kur ka mungesë të konkurrencës efektive.
Për informacion shtesë, mund të kontaktoni përmes email-it: 𝗵𝘂𝗺𝗮𝗻.𝗿𝗲𝘀𝗼𝘂𝗿𝗰𝗲𝘀@𝗸-𝘄𝟰𝘄.𝗼𝗿𝗴
Ofruesi i mallrave | ||
Emri zyrtar: | ||
Numri Fiskal/NUI: | ||
Adresa: | ||
Komuna: | ||
Personi kontaktues: | ||
Telefoni: | ||
E-mail: | ||
Data: |
Nënshkrimi dhe vula:
|
|
Shtojca 1: OFERTA FINANCIARE
Nr. | Specifikimi i detajuar / përshkrimi i kërkuar | Çmimi pa TVSH |
1 | Serë me gypa të plastikes me folje dhe gypa(Konstrucskoni plastik, gupi fi40 foli e verdhe) çmimi per m2 | |
2 | Rezervar ujit 1000 Lt. Akpal-copë vertikale ose horizontale 78×220 cm | |
3 | Rezervar ujit 1500 Lt. Akpal-copë vertikale ose horizontale 78×220 cm | |
4 | Pomp e ujit zhytese (Raktë) 1.1 KW 4, 2850 rrotullime/min,104m thellësi,108 L/min,30 m kablllo QJDY4/14 1.1 KW | |
5 | Pomp e ujit zhytese (Raktë) 0.75 KW, 2850 rrotullime/min,74m thellësi,108 L/min,30 m kablllo | |
6 | Tel mrezh (Rrjet e zinktuar 7×7, 10×10 katrori,1 top=30m2(1.50x20m) | |
7 | Kositese Elekrike 2100Wat LP-LM58(Gjërsia e prerjes:33 cm,pozicioni i lartesis së prerjes:3 nivele, Lartësia e preprerjes:20-60cm, korpa e mbajtes:30L, Pesha:7kg | |
8 | Kositëse me benzin 2.5 KW HKS4IP, volumi i korpes 45L, forca e motorrit CC:132cc, lloji i motorrit: Eco Engine | |
9 | Sistemi pikë-pikë i kompletura çmimi për m2 ( vrima çdo 25cm,gyp pikë,pikë 16x25cm) | |
10 | Foli e zezë për mbulimin e tokes-kultivim të perimeve çmimi për m2 | |
11 | Fidane një vjeçare vendase apo të importuar: Kumbulla,Molla,Dardha,Qershi dhe Arra çmimi për 1 fidan |
KERKESE PER OFERTE_FURNIZIMI ME PAJISJE Bujqësore – Cartier, Rishpallje