KW4W

Prezantimi raportit “Identifikimi i praktikave dhe programeve më të mira të riintegrimit socio-ekonomik në Kosovë dhe më gjerë për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore”

Në kuadër të projektit “Supporting survivors’ income generation activities to be able to reintegrate into society and escape the cycle of violence”, financuar nga BE dhe të implementuar nga K-W4W dhe UN Women Kosovo, eshte prezantuar raporti “Identifikimi i praktikave dhe programeve më të mira të riintegrimit socio-ekonomik në Kosovë dhe më gjerë për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore”.
Ky dokument hulumtues aplikon disa qasje metodologjike, duke përfshirë hulumtimin në zyrë, metodologjinë sasiore dhe cilësore, e cila përbëhet nga rishikimi i të dhënave administrative në dispozicion dhe studimeve të kryera në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Poloni, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar; intervistat online me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës dhe Total Family Coaching & Parenting në Mbretërinë e Bashkuar. Konkretisht, dokumenti hulumtues paraqet praktikat më të mira të planeve dhe programeve të riintegrimit socio-ekonomik në Kosovë dhe më gjerë për gratë që kanë qenë, janë ose mund të jenë viktima të dhunës.