27 Qershor 2020: Ajo ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës si dhe ka siguruar Diplomën Master nga Riga Graduate School of LAW (RGSL) Riga – Letoni, në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Evropiane. Ajo është një eksperte juridike me më shumë se njëzet vite përvojë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke punuar në projekte të Sundimit të Ligjit, me organizata ndërkombëtare dhe vendore, kryesisht në projekte të mbështetura nga USAID dhe Bashkimi Evropian.
Florije Manaj-Zogaj është Avokate e licencuar, themeluese / pronare e Manaj & Associates IP L.L.C., një kompani e Shërbimeve Juridike, e specializuar në Pronë Intelektuale, e themeluar në vitin 2015. Që nga ajo kohë, zonja Manaj Zogaj ka përfaqësuar kompani vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale para institucioneve të Drejtësisë në Kosovë dhe institucioneve të tjera përkatëse. Përveç pronësisë intelektuale, zonja Manaj Zogaj është një Zyrtare e certifikuar për Mbrojtjen e të Dhënave, dhe ka ekspertizë juridike për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), i cili është legjislacionin i ri i BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale.
Zonja Manaj Zogaj është gjithashtu anëtare e organizatave profesionale vendore dhe ndërkombëtare, si mënyrë për të rrjetëzuar dhe zgjeruar njohuritë dhe ekspertizën e saj në fusha të ndryshme të ligjit.
Florija përmes projektit “Women” i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women, ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo, ka arritur që të ngrisë kapacitetet e saj në menaxhim biznesi me anë të trajnimeve të ofruara si dhe të rrisë biznesin e saj me grantin Start-Up.