KW4W

BURBUQE JEMINI POZHEGU – STORIE SUKSESI

26 Qershor 2020: Burbuqe Jemini Pozhegu është pronare e kompanisë “Roze Event”, e cila merret me organizimin e eventeve të ndryshme. Ajo vjen me një përvojë shumëvjeçare në fushën e gastronomisë dhe hotelerisë, gjë të cilën e ka trashëguar nga familja, e cila njihet edhe jashtë vendit për sukseset në këtë lëmi.

“Roze Event” që nga tetori i vitit të kaluar është zgjeruar dhe e ka shtuar shërbimin e ushqimeve të ndryshme në evente apo organizime, duke filluar nga tradicionalet e deri tek ushqimet më moderne, të kërkuara në evente të ndryshme. E gjithë kjo është bërë më ndihmën e donacionit të ofruar nga organizata gjermane GIZ Kosovo në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Kosova – Women 4 Women

Me zgjerimin e biznesit, falë këtij donacioni janë punësuar edhe dy punëtore si dhe kompania është pajisur me mjete të duhura për punë.

Burbuqe Jemini Pozhegu ka studiuar për marrëdhënie me publikun dhe gazetari.