KW4W

EDONA DEMAJ – SALIHU PRONARE E KOMPANISË ECO KOS L.L.C.

25 Qershor 2020: Edona Demaj – Salihu është pronare e kompanisë Eco Kos L.L.C. Kjo kompani është e kompania e parë e licensuar për administrimin e mbeturinave të vajit të përdorur ushqimor. Duke ndjekur praktikat ndërkombëtare të ekonomisë së gjelbër në vitin 2018, Eco Kos prezantoi një system inovativ të menaxhimit të mbeturinave – grumbullimin, transportimin, ruajtjen dhe trajtimin fizik të vajrave dhe yndyrave të përdorura me origjinë bimore. Edona si udhëheqëse grua e një biznesi kaq të veçantë në vendin tonë, arriti të emërohet drejtoreshë ekzekutive e kompanisë në vitin 2019. Ajo ka të përfunduar studimet bazike në Universitetin e Prishtinës, Dega e Artit Figurativ si dhe studimet për Komunikim Masiv. Po ashtu, ka pëfunduar studimet e MA për Komunikim Masiv.

Edona përmes projektit “Women” i cili implementohet nga Kosova – Women 4 Women ndërsa financohet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosovo ka arritur që të ngrisë kapacitetet e saj në menaxhim biznesi me anë të trajnimeve të ofruara si dhe të rrisë biznesin e saj me grantin Start-Up.