KW4W

DIPLOMOJNË NE PROGRAMIN E KW4W 52 GRA NË FSHATIN TURIQEVC, KOMUNA E SKENDERAJ

Fuqizimi social dhe ekonomik i grave është shtylla e zhvillimit të ekonomik të një vendi dhe Women 4 Women që nga viti 1999 ende po vazhdon me përkrahjen e grave në këtë drejtim.

Në kuadër të programit të Kosova Women 4 Women javën e kaluar, me 23 Gusht diplomuan edhe 52 gra të fshatit Turiqevc të komunës së Skenderajt.

Në këtë ceremoni të diplomimit mori pjesë edhe mikja dhe mbështetësja me e madhe e organizatës Women 4 Women Kosova, Brita Fernandez Schmidt, drejtore e Women for Women International në Angli e cila është edhe Senior VP Global Partnerships (Global) dhe anëtare e bordit në organizatën tonë dhe drejtorja e Kosova Women 4 Women, Iliriana Gashi.

Kjo ceremoni është e veçantë edhe për faktin se Brita në shkurt të vitit të kaluar, kur edhe ka filluar programi “Trajnimi për Fuqizim Social dhe Ekonomik” pikërisht këtyre grave i ka premtuar se do t’i vizitojë dhe ju jap mbështetje kur të arrin fazën e diplomimit. . Brite erdhi ne vizitë së bashku me vajzat e saj Emma dhe Sara.

Gratë e diplomuara i kanë shprehur mirënjohje mikes tonë të respektuar dhe e kanë falënderuar për mbështetjen. Veç kësaj me kënaqësinë me të madhe kanë demonstruar shkathtësitë dhe njohuritë qe i kanë përfituar nga programi.

Në emër stafit të organizatës W4W dhe gjitha grave të programit tonë i jemi mirënjohës Brites dhe e falënderojmë për vizitën e saj se bashku me dy vajzat e mrekullueshme.
Falenderim të veçantë për Cartier Foundation për përktrahje të këtyre grave dhe perkrahje të programit të Kosova-Women 4 Women, përmes te cilëve po mundësohet trajnimi dhe zhvillimi i aktiviteteve për përkrahje të grave në program.