KW4W

VENDOSSHMËRIA PËR TU PUNËSUAR

VENDOSSHMËRIA PËR TU PUNËSUAR

Vendosshmëria për tu punësuar është një nga faktorët kryesorë (nëse jo kryesori) që mundëson gjetjen e punës. Në të shumtën e rasteve, ky faktor i ndanë njerëzit e punësuar nga të papunësuarit. Nëse te personi ekziston vendosshmëria dhe vullneti i plotë për tu punësuar, ai/ajo do të bëjë gjithçka që nevojitet për të gjetur një punë – ngjajshëm si me çdo gjë tjetër në jetë. Nëse personi nuk është plotësisht i vendosur për të gjetur punë, ai/ajo do të gjejë arsyetime. Arsyetimet janë të shumta. Mungesa e njohurive, mungesa e kualifikimit, ekonomia e dobët, nepotizmi, korrupsioni, numri i vogël i vendeve të lira të punës, rritja e fëmijëve – të githa këto arsyetime përdoren nga ata që nuk janë plotësisht të vendosur për të gjetur punë.

Nga përvoja jonë në KosovaJob, ne kemi vërejtur një fenomen interesant, i cili hudh poshtë një nga besimet më të fuqishme në mesin e punëkërkuesve në Kosovë. Në të shumtën e kohës, problemi nuk qëndron te numri i vogël i vendeve të punës, ekonomia e dobët, apo diçka tjetër që lidhet me punën – problemi gjendet në jovendosshmërinë e punëtorëve për të punuar.

Në shikim të parë, ky pohim mund të duket i pavërtetë. Por ne ju sigurojmë se barra më e madhe për të gjetur punë nuk gjendet jashtë jush: ajo ekziston në ju. Nëse vendosshmëria për të gjetur punë ekziston, personi do të i tejkalojë barrierat të cilat e ndajnë nga puna e dëshiruar. Në vazhdim, ne do të flasim për fazat në të cilat personi i determinuar për të gjetur punë kalon. Nëse vendosshmëria për të gjetur punë mungon, fazat e mëtejme nuk kanë kuptim. Personi tashmë ka vendosur të mos punojë.

Shumë njerëz në këtë moment gjenden të papunë për shkak të jovendosshmërisë së tyre për të punuar. Ironikisht, shumica nga ta nuk dinë se problemi kryesor gjindet në mentalitetin e tyre. Shumë nga ta fajësojnë burimet e jashtme, por pak nga ta tentojnë të edukohen dhe të gjejnë punë në mënyrë aktive. Ne në asnjë mënyrë nuk e mohojmë krizën ekonomike dhe sociale në të cilën Kosova gjendet. Mirëpo nga përvoja jonë ne gjithashtu e dimë se nëse mentaliteti i punëtorëve ndryshon, gjasat për punësim rriten bindshëm.

Ka shumë njerëz të cilët ankohen për papunësi, mendojnë se dëshirojnë të punësohen, mirëpo realisht ata ngurrojnë të dalin nga zona e komformitetit të cilën iu ofron papunësia. Me fjalë të tjera, ata refuzojnë shumë oferta pune dhe presin pozitën “ideale”. Shumë nga ta presin shumë, por ofrojnë pak. Ky mentalitet nuk është konstruktiv dhe ju nuk duhet të jeni një ndër ta. Puna e mirë ka shumë më shumë gjasa të vie pas një pune më pak të mirë. Mendja e hapur dhe dëshmimi i vetes në punë të vogla mund të ju dërgojnë shumë larg dhe mund të ju bëjnë shumë të suskesshëm.