KW4W

SHTOJCË: VETËEDUKIMI DHE PERSPEKTIVA AFATGJATË

VETËEDUKIMI DHE PERSPEKTIVA AFATGJATË

Vetëedukimi është një ndër metodat më të suksesshme të edukimit. Të papunë apo të punësuar, ju duhet në çdo kohë të edukoni veten. Edukimi nuk mbaron kurrë dhe sa më shumë që edukoheni, aq më të mira i keni gjasat për të gjetur punë më të mirë.

Në tregun e sotshëm të punës në Kosovë, ekzistojnë disa shkathtësi të cilat duhet të i ketë secili që dëshiron të gjejë punë. Dy ndër shkathtësitë më të rëndësishme janë njohja e punës me kompjuter dhe njohja e gjuhës angleze. Ju duhet që gjithsesi ta edukoni veten në këto dy shkathtësi. Nëse nuk ndiheni komfor me edukimin e vetes, ju mund të ndiqni kurse. Çfarëdo rruge që të ndiqni, mësimi i punës me kompjuter dhe i gjuhës angleze është më se i nevojshëm për këdo.

Kur kemi përmendur drejtshkrimin kemi thënë se leximi i librave ndihmon tepër për të përvetësuar rregullat gramatikore. Përpos kësaj, leximi i librave ka ndikim edukativ të shumëllojshëm. Sot ekzistojnë shumë libra jo-fiktiv të cilët kanë përmbledhje të njohurive kryesore të shumë lëmive. Vetëm 10 libra të tillë të lexuar mund të ndryshojnë radikalisht mentalitetin dhe njohuritë tuaja.

Nëse njihni gjuhën angleze, enciklopedia Wikipedia është burim i jashtëzakonshëm online i cili mund të ju informojë për pothuajse gjithçka që ekziston. Konsultimi i saj sistematik mund të ju paisë me njohuri të shumta brenda një kohe të shkurtë.

Ekzistojnë burime të panumërta të informacionit ku ju mund të mblidhni sot njohuri. Esenciale është që ju të dëshironi të edukoheni. Edukimi i mirë ju hap dyert për shumë mundësi punësimi dhe sukses në jetë.