KW4W

PERIUDHA POST-INTERVISTË

PERIUDHA POST-INTERVISTË

Pas intervistës pason periudha e pritjes. Në këtë periudhë, në vend se të preokupoheni me telefonatën e kompanisë, ju duhet të bëni përgatitje dhe hulumtim shtesë për pozitën të cilën keni aplikuar si dhe për veprimtarinë e kompanisë.

Në bazë të suksesit të përceptuar të performancës suaj në intervistë, ju mund të keni një ide pozitive apo negative se a do të pranoheni në punë. Sidoqoftë, kjo ndjenjë nuk mjafton. Ju duhet të përgatiteni për këtë vend pune sikur ta dinit që do ta fitoni 100%. Por ju gjithashtu duhet të përgatiteni për mos pranimin e telefonatës. Siç e kemi cekur më herët, është plotësisht normale që kompania në të cilën keni aplikuar të thërrasë dikë tjetër e jo juve. Shumica e kompanive i telefonojnë kandidatët e suksesshëm brenda 2 javëve. Prandaj, nëse ju nuk pranoni telefonatën brenda 2 javëve, ju mund të filloni të kërkoni punë tjetër.

Sidoqoftë, ju duhet të dini të mbani balansin midis përgatitjes së vazhdueshme për punë dhe jetës suaj personale. Kjo periudhë mund të jetë stresuese, prandaj ju duhet të gjeni burimet tuaja për menaxhimin e shëndetit mendor. Argëtimi në kohën e lirë mund të shërbejë si mbrojtës i mirë kundër tendosjes psikologjike. Vetëbesimi ju ndihmon të kujtoni se edhe nëse kësaj rradhe nuk pranoheni në punë, ekzistojnë shumë vende tjera të cilat presin personat si ju.

Por shumë lehtë mund të ndodhë të merrni telefonatën nga kompania, e cila iu lajmëron se jeni pranuar në punë! Ju do të mbusheni me eufori për disa momente, mirëpo nuk duhet të lejoni që kjo ndjenjë të ju marrë kontrollin gjatë bisedës në telefon. Ju duhet me qetësi ta pranoni lajmin si dhe të informoheni për datën e fillimit të punës dhe detajet tjera.

Gëzimi dhe festa janë të mirëpritura dhe të merituara, mirëpo ju duhet të jeni të vetëdijshëm se ky moment është vetëm fillimi i diçkaje më të madhe. Në vazhdim ne do të flasim për situatat në punë dhe do të ju paisim me këshilla të cilat mund të i përdorni gjatë karrierës suaj në planin afatshkurtë dhe afatgjatë.