Kosovo Women for Women Fros group, web faqe, web dizajn


HULUMTIMI DHE NJOHJA E POZITËS PËR TË CILËN APLIKOHET

Hulumtimi i pozitës së punës për të cilën aplikohet është një proces shumë i rëndësishëm. Edhe nëse ju dëshironi të aplikoni në një pozitë të profesionit tuaj, hulumtimi i pozitës përsëri mund të jetë i nevojshëm. Gjërat mund të kenë ndryshuar që nga puna juaj e fundit apo edukimi që keni marrë. Edhe nëse mendoni se i dini të gjitha, hulumtimi i pozitës para se të aplikohet nuk mund të i bëjë keq askujt.

Ta zëmë se vendi i lirë i punës në të cilin dëshironi të aplikoni është hapur për pozitën “administrator/e i/e zyrës”. Ta zëmë se ju nuk keni punuar asnjëherë në një pozitë të tillë, edhe pse keni kualifikimet e duhura për të aplikuar. Mjafton që të keni qasje në internet, dhe ju do të jeni shumë afër informacioneve të shumta që ekzistojnë për një pozitë të tillë. Mjafton që në Google të kërkohet “office administrator”, dhe juve do të ju paraqiten rezultate të shumta dhe të larmishme mbi të gjitha aspektet e kësaj pozite. Leximi i këtyre rezultateve do të ju paisë me informacione pothuajse të plota të cilat ju nevojiten për ta punuar këtë punë me sukses. Në internet ka informata të detajizuara për pothuajse çdo pozitë që mund të hapet nga një organizatë apo kompani. Përjashtime ka në rastet e pozitave të specializuara, në të cilat nuk mund të aplikohet pa pasur edukim të specializuar. Sidoqoftë, ka raste kur një pozitë kërkon shkathtësi dhe edukim të larmishëm, si p.sh. pozita e përfaqësuesve mjekësorë. Kjo pozitë kërkon që aplikuesit të kenë edukim profesional në mjekësi, por gjithashtu të kenë edhe shkathtësi në shitje dhe marketing. Pozitat e tilla hibride kërkojnë që ju të hulumtoni më shumë mbi vendin e punës të cilin dëshironi të posedoni.

Njohja e pozitës për të cilën aplikoni është esenciale edhe gjatë intervistës nga punëdhënësit, për të cilën ne do të flasim në shkrimet në vijim.

Përpos internetit, ju mund të informoheni për pozitat e ndryshme të punës edhe nga vetë punëtorët të cilët kanë ato pozita aktualisht. Kështu ju do të keni edhe një përparësi tjetër, pasi që personat me të cilët do të bisedoni kanë përvojë në tregun lokal të punës, dhe kanë njohuri më konkrete për këtë treg. Ata mund të ju informojnë mbi aspekte autentike të tregut të Kosovës të cilat mungojnë në tregun ndërkombëtarë.

E përsërisim se sa më shumë burime të informacionit që konsulltoni, aq më të ditur to të jeni mbi çështje të caktuara. Në këtë rast, nëse ju konsulltoni burime të besueshme në internet si dhe bisedoni me punëtorët e industrisë kosovare, ju do të fitoni njohuri shumëdimenzionale të cilat do të kenë vlerë të paçmueshme në fitimin e vendit të dëshiruar të punës.


Arbëria III, p.n. Prishtinë 10000

+377 (0)45 266 267, +386 (0)49 555 451

info@k-w4w.org